Të paktën njëmbëdhjetë persona kanë vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një shtëpi pleqsh në malet jugore të Uraleve në Rusi.
Tre të tjerë janë hospitalizuar me lëndimet nga zjarri që kaploi vendin në orët e para të së martës në fshatin Ishbuldino në rajonin e Bashkiria, transmeton portali arbresh.info
Autoritetet thonë se 15 njerëz ishin në ndërtesën njëkatëshe në atë kohë, e cila drejtohej nga një organizatë jofitimprurëse.
Kreu i objektit, një grua 43-vjeçare, është arrestuar nën dyshimin për shkaktimin e vdekjes nga pakujdesia, tha Komiteti Hetimor i Rusisë në një deklaratë.
Komiteti tha se të njëmbëdhjetë viktimat e zjarrit ishin të gjithë mysafirë të moshës midis 57 dhe 80, duke përfshirë katër gra dhe shtatë burra. Sipas raporteve të mediave lokale, të gjitha viktimat ishin të shtrirë në shtrat.
Të gjithë ishin gjithashtu banorë të rajoneve Abzelilovsky, Beloretsky ose Chelyabinsk të Rusisë.
“Aktualisht, veprimet hetimore janë duke u kryer me të dyshuarin,” deklaroi Komiteti Hetimor.
Autoritetet po kryejnë kërkime në shtëpinë e të dyshuarit, si dhe në zyrat e qeverisjes vendore dhe autoritetet rregullatore, për të gjetur informacion mbi aktivitetet e shtëpisë së të moshuarve dhe nëse ajo plotëson kërkesat e shëndetit dhe sigurisë.
Një ekzaminim mjeko-ligjor po zhvillohet gjithashtu për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi flakën./arbresh.info/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...