Bie turizmi në Meksikë, shkak lufta mes karteleve të drogës

01:19 | 1 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Rreth 35 mijë persona që kishin rezervuar të kalonin pushimet në Meksikë, kanë anuluar rezervimet e hoteleve, pasi dhuna në mes të karteleve të drogës ndodh shpesh që të zhvillohet edhe pranë hoteleve turistike.

Përderisa vlera monetare meksikane është dobësur, e cila zakonisht është shenjë e mirë për të bërë turizëm, turistët amerikanë prefereojnë të qëndrojnë larg Meksikës, transmeton portali arbresh.info

Në Los Cabos dhe Kankun vrasjen janë dyfishuar gjatë këtij viti. Autoritetet në Meksikë kanë theksuar se në qershor janë kryer 2,234 vrasje, duke e bërë atë muajin më vdekjeprurës të vendit për 20 vite.

“Turizmi ka rënë shumë, si pasojë e informacioneve rreth vrasjeve që jep qeveria”, tha për Boomberg, Carlos Gosselin, kreu i shoqatës së hoteleve për Kankun dhe Puerto Morelos.

Sipas raportit, zinxhirët e hoteleve si Hilton Worldwide dhe Marriott International po shpenzojnë miliona për t’i kthyer mysafirët.

Megjithatë, Meksika vazhdon të mbetet destinacion i dëshirueshëm për një pjesë të madhe të turistëve nga e mbarë bota.

Meksika fiton rreth 20 miliardë dollarë në vit nga turizmi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme