Bie rrjeti elektrik, Argjentina dhe Uruguaji mbeten plotësisht pa rrymë

14:51 | 16 Qershor 2019
L G

Sipas njërit prej kompanive furnizuese me rrymë, një dështim i rrjetit elektrik i ka lënë Argjentinën dhe Uruguajin pa rrymë. Mediet kanë raportuar se nga ndërprerja e rrymës janë prekur edhe disa rajone të Brazilit dhe Paraguajit.

Mediet argjentinase njoftuan se rryma është ndërprerë disa minuta pas orës shtatë sipas kohës lokale. Kjo ndërprerje shkaktoi bllokim të trenave dhe probleme në trafik për shkak të fikjes së semaforëve.

Problemi me rrymën u shfaq gjithashtu në kohën kur disa rajone të Argjentinës po përgatiteshin për zgjedhje lokale.

“Një problem i madh në sistemin e interkoneksionit elektrik i ka lënë Argjentinën dhe Uruguajin pa rrymë”, thuhet në njoftimin e kompanisë “Edesur”.

Në mesin e rajoneve të prekura të Argjentinës ishin Santa Fe, San Luis, La Rioja, Chubut, Cordoba dhe Mendoza, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme