Partia e kancelares gjermane Angela Merkel, Unioni Demokristian (CDU) ka shënuar humbje më 14 mars në dy shtete kyçe në zgjedhjet rajonale.
Ky rezultat pritet të përcaktojë rrugën politike për pasardhësin e Merkelit, që do të zgjidhet më vonë gjatë këtij viti.
Mbështetja ndaj CDU-së kanë rënë në 24.1 për qind në landin Baden-Wuerttemberg dhe në 27.7 për qind në vendin fqinj Rhineland-Palatinate, sipas të dhënat preliminare.
Rezultatet kanë qenë më të dobëtat ndonjëherë për CDU-në në këto dy shtete, mirëpo zyrtarë partiakë kanë thënë se rezultatet mund të ndryshojnë për shkak të dërgimit të shumë votave me postë.
“Kjo nuk është natë e mirë e zgjedhjeve për CDU-në”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Paul Ziemiak, duke thënë se këto vota reflektojnë pakënaqësi në rritje, moskuptim dhe mungesën e durimit ndaj qeverisë për menaxhim të pandemisë së koronavirusit.
Partia Demokristiane dhe partia e saj simotër Unioni Socialkristian CSU, janë dëmtuar edhe nga supozimet se dy ligjvënës kanë përfituar nga marrëveshjet e hershme për blerje të maskave në pandemi.
Zgjedhjet në Gjermani janë mbajtur në një periudhë të rritjes së shkallës së infektimit me koronavirus.
Në këto zgjedhje, popullariteti ndaj Partisë së Gjelbër është rritur, teksa shtohen shqetësimet për ndryshime klimatike, andaj kjo parti mund të ketë ndikim të madh në zgjedhjet kombëtare, që pritet të mbahen në shtator.
Në të dyja këto shtete, partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë ka pasur rezultat më të dobët se më 2016, mirëpo sërish ka siguruar 10 për qind të votave.
Të gjitha partitë tjera kanë refuzuar të bashkëpunojnë me këtë parti në një koalicion qeveritar.
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...