Bie përkrahja për Biden-in, Sanders në vendin e parë

10:32 | 11 Shkurt 2020
Arbresh.info

Sipas rezultatit të një ankete të re, kandidati demokrat për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, Bernie Sanders, është favoriti kryesor për ta fituar garën brenda partisë së vet. Në anën tjetër, ka rëndë mbështetja për kandidatin tjetër, Joe Biden.

Në kohën kur po afrohen zgjedhjet në New Hampshire, votuesit e mundshëm patën mundësinë ta japin mendimin e tyre përmes anketës së realizuar nga Universiteti Quinnipiac.

Rezultati i kësaj ankete e nxori në vendin e tretë miliarderin Michael Bloomberg, i cili ka shpenzuar miliona dollar nga pasuria personale gjatë fushatës. Pas tij ndodheshin kandidatët Elizabeth Warren dhe Pete Buttigieg.

Sanders e gëzon 20 për qind të përkrahjes, një për qind më shumë se në javën e kaluar, ndërsa rritje të përkrahjes ka shënuar edhe miliarderi Bloomberg, që për një javë fitoi 6 për qind më shumë mbështetje, shkruan “Independent”.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbahen në nëntor të këtij viti. Fituesi i garës brenda Partisë Demokratike sipas të gjitha gjasave do të përballet me presidentin e tanishëm, Donald Trump, i cili vjen nga radhët e Partisë Republikane.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme