Bie numri i të vdekurve nga koronavirusi në Spanjë, 19 viktima brenda javës

19:50 | 1 Korrik 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës njoftoi se 19 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) brenda një jave të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria, e cila vazhdon t’i rishikojë të dhënat e kaluara në lidhje me COVID-19 dhe publikon shifrat e të vdekurve në baza javore dhe ato të rasteve në baza ditore, e përditësoi numrin e përgjithshëm të viktimave në 28.363, nga 28.355 sa ishte dje.

Nga 19 vdekje të regjistruara gjatë shtatë ditëve të fundit, numri më i madh është raportuar në Madrid (7).

Ndërkaq, numri i rasteve pozitive me virusin është rritur për 149 në 24 orët e fundit, për ta çuar shifrën e përgjithshme të të infektuarve në 249.659.

Rajoni verior i Asturias është i vetmi që nuk ka raportuar asnjë rast me virusin tashmë më shumë se dy javë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme