Bie numri i rasteve të reja në Gjermani

08:40 | 19 Prill 2020
Arbresh.info

Gjermania ka konfirmuar 2,458 raste të reja, duke u rritur numri i përgjithshëm i të infektuarve në 139,897, njofton Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.

Kjo shifër është dukshëm më e ulët se numri i të infektuarve prej 3,609 që u raportua të shtunën.

Numri i të vdekure gjatë 24 orëve u rrit për 184 duke u rritur edhe numri i përgjithshëm në 4,294, shkruan arbresh.info

Numri i viktimave gjithnjë shkon duke rënë në Gjermani, të shtunën u regjistruan 242 viktima  kurse të premten u regjistruan 299 viktima./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme