Google ADS

Bie numri i migrantëve të ndaluar në Libi

22:51 | 16 Prill 2018
Trina Galanxhi

Numri i migrantëve të ndaluar në Libi ka rënë ndjeshëm.

Sipas një zyrtari të lartë qeveritar, numri ka rënë me katër të pestat që nga maji i vitit 2017, transmeton portali arbresh.info

Gjenerali Mohammad Bishr, kreu i një departamenti qeveritar i ngritur për të trajtuar migracionin klandestine, tha se numri i emigrantëve të mbajtur nga autoritetet kishte rënë nga 27,000 në maj në 5,200.

Ai shtoi se ka lejuar mbylljen e 20 prej 53 qendrave të paraburgimit në vend.

Ai i atribuoi ndryshimet në riatdhesimin e përshpejtuar të migrantëve, veçanërisht nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Disa vende afrikane gjithashtu kanë riatdhesuar qindra shtetas të tyre, veçanërisht pasi një raport i CNN-it ka publikuar pamje nga ankandi i skllevërve në Libi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme