Një turist 28-vjeçar i shpëtoi për fije, vdekjes në Dorset në Anglisë.
I riu ishte duke bërë ‘selfie’ mbi një shkëmb 36 metra të lartë, por papritur humbi ekuilibrin dhe ra.
Ai do të ishte copëtuar, sipas ekipeve të shpëtimit, nëse në ato momente nuk përplasej në bregun e thepisur një dallgë madhe, e cila e mbrojti duke bërë që nga i gjithë ky incident i frikshëm, 28-vjeçari të dilte vetëm me disa plagë të lehta.
Pesë shokët që ishin me të kishin parë të tmerruar sesi i riu rrëshqiti e u rrëzua, ndërsa gjithçka ndodhi aq shpejt saqë ata nuk mundën të bënin dot asgjë për ta ndihmuar. Disa persona që ishin rrotull duke lundruar me kajak e panë skenën dhe u nisën menjëherë drejt vendit ku ra turisti. Ata e ndihmuan të dilte në breg e i dhanë aty ndihmën e parë, megjithëse ai më shumë dukej i tronditur sesa i lënduar.
Për çudinë e madhe të tyre, 28-vjecari ishte në gjendje të ngrihej e të ecte vetë dhe tha se nga rënia kishte vetëm disa gërvitshtje e goditje në trup.
Ekipet e ndihmës së shpejtë që mbërritën pa vonesë në vendngjarje e dërguan sidoqoftë në spital për kontroll, të habitur edhe ata vetë sesi i riu kishte arritur t’i mbijetonte një rënieje të tillë./TCH/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...