Google ADS

Bie nga provimi i jurisprudencës burri i Princeshës së Japonisë

23:15 | 1 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Bashkëshorti i ri i Princeshës Mako, Komuri Kei, ka rënë nga provimi i jurisprudencës në shtetin e Nju Jorkut.

Mako, 30 vjeç, vajza e madhe e princit të kurorës Fumihito dhe mbesa e perandorit në fuqi Naruhito, u martua me të dashurin e saj të kolegjit, një qytetar i zakonshëm japonez, transmeton portal arbresh.info

Çifti po planifikon të transferohet në një apartament së bashku në Tokio përpara se të transferohen në SHBA dhe të jetojnë në Neë York City ku Komuro punon si avokat në firmën ligjore Loëenstein Sandler LLP me bazë në Nju Xhersi.

Mako refuzoi ofertën e pagesës prej 140 milionë jen, rreth 890 mijë dollarë, vlerë të cilën ajo kishte të drejtë ta merrte pas largimit nga familja perandorake, kanë deklaruar zyrtarët e pallatit, ndërsa kanë shtuar se ajo pritet të gjejë një punë.

Komuro telefonoi avokatin Okuno Yoshihiko, kreun e një firme në Japoni, ku Komuro dikur punonte, për t’i thënë se ai dështoi në provimin e Shoqatës së Avokatëve të Shtetit të Nju Jorkut të shtunën, sipas transmetuesit japonez NHK.

Megjithatë, Princesha Mako do të vazhdojë të mbështesë burrin e saj rreth shkollimit.

Sondazhet në Japoni tregojnë se deri në 80 përqind e japonezëve e kundërshtojnë këtë martesë që u zhvillua në një mënyrë shumë të zakonshme, në një zyrë regjistrimi në Tokio.

Komuro u rrit nga nëna e tij e ve, Kayo. I ati i vdiq kur ai ishte ende në shkollën fillore. Punët e tij në Japoni përfshinin punën në një bankë dhe një restorant francez.

Ai u takua me Makon në vitin 2013 kur të dy studionin në Universitetin Ndërkombëtar të Krishterë jashtë Tokios.

Sipas mediave japoneze, Princesha Mako dhe burri i saj vazhdojnë të jetojnë në Nju Jork, në një apartament me 1 dhomë gjumi./arbresh.info/

Të ngjashme