Ambasadorja italiane në Australi ka vdekur pasi ka rënë nga një ballkoni në qytetin e saj të lindjes në Foligno në rajonin Umbria.
Sipas raportimeve, ambasadorja Francesca Tardioli, 56 vjeçe, u gjet e pajetë jashtë shtëpisë së saj pasi me sa duket ra nga kati i tretë, shkruan “The Guardian”
Ngjarja po hetohet nga policia e Italisë.
“Lajm tronditës për ndarjen nga jeta të ambasadores Francesca Tardioli… Kolege brilante. Diplomate shumë e respektuar”, shkroi në Twitter ambasadorja e Australisë në Itali, Margaret Twomey. “Mendimet tona janë me familjen, miqtë e saj”.
“Ajo dyshohet se humbi ekuilibrin ndërsa ishte përkulur mbi ballkonin e saj”, raportoi agjencia italiane e lajmeve AGI.
Tardioli, mbante postin e ambasadores që nga shtatori 2019 dhe zotëronte rrjedhshëm anglishten dhe frëngjishten dhe kishte njohuri të mira të gjermanishtes dhe spanjishtes./arbresh.info/
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri