Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se në të kaluarën ka arritur që ta ulë inflacionin për rreth 4 për qind dhe se këtë gjë do të arrijë ta bëjë sërish, teksa çmimet vjetore janë rritur për 21 për qind, për shkak të politikave agresive të Erdoganit, që kanë çuar në rënien e vlerës së lirës.
Erdogani tha se politika e re, e bazuar në nivele të ulëta të interesit, ishte pjesë e “luftës së suksesshme për pavarësi ekonomike”, por shumica e ekonomistëve kanë thënë se këto politika janë të gabuara dhe parashikojnë se inflacioni do të shkojë përtej shifrës prej 30 për qind gjatë vitit të ardhshëm.
Të premten, monedha kombëtare turke, lira arriti rekordin më të ulët kundrejt dollarit amerikan. Gjatë këtij viti, lira ka humbur rreth 55 për qind të vlerës së saj, përfshirë 37 për qind të vlerës e ka humbur vetëm gjatë 30 ditëve të fundit.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend