Gjatë muajit gusht të këtij viti në Zvicër janë bërë gjithsej 1182 kërkesa për azil. Ky numër është për 9.5 për qind më i vogël se ai i muajit korrik të po këtij viti.
Ndërsa, po u krahasua me gushtin e vitit të kaluar, rezulton një ulje e vogël, gjegjësisht 0.9%, shkruan Sekretariati Shtetüeror për Migracion (SEM) në një komunikatë të publikuar sot.
Vendet kryesore nga të cilat kanë ardhur azilkërkuesit në Zvicër gjatë gushtit kanë qenë Eritrea (223 kërkesa)dhe Turqia (186), transmeton albinfo.ch. Pas tyre radhiten Afganistani (127), Siria (99) dhe Algjeria (74).
Duke u bazuar në rënien e vazhdueshme të numrit të azilkërkuesve që ia mësyjnë Zvicrës, SEM ka korrigjuar prognozën e bërë për këtë vit.
Kështu, nëse fillimisht ishte paraparë që gjatë të¨re vitit 2019 do të registroheshin 15.500 kërkesa për azil, tash parashikimet janë që numri maksimal i azilkërkuesve në fud të vitit do të jetë rreth 14.500 sish.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare