Temperaturat e ulëta kanë arritur në pjesët qendrore dhe jugore të Evropës, ku në disa vende kanë krijuar kushte pothuajse ideale dimërore.
Sipas mediave austriake, që nga mëngjesi është urdhëruar që në rajonet e Tirolit dhe Vorarlberg të vendosen zinxhirët në vetura.
“Dëborë ra në Bielerhohe që ka lartësi mbidetare prej 2032 metrave si dhe në komunën e Partenen, e cila ndodhet në 1051 metra mbi nivelin e detit”, shkruan Kronen Zeitung.
Ndërsa vija e borës ishte ende mbi 2000 metra mbi nivelin e detit mbrëmjen e së dielës, ajo ra ndjeshëm gjatë natës.
“Për këtë arsye në këtë rajon, shoferëve po u kërkohet t’iu vendosin zinxhirët automjeteve”, theksojnë mediat austriake.
Përveç Austrisë, moti i lig ka prekur edhe veriun e Italisë, më saktë provincën e Udines.
Stuhia në këtë zonë bëri dëme të mëdha dhe më shumë se 100 vullnetarë të mbrojtjes civile u ngarkuan për largimin e akullit që u krijua në rrugë pas stuhisë. /Telegrafi/
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...