Google ADS

Bie bora e parë në Paris

16:14 | 16 Janar 2021
Arbresh.info

Në kryeqytetin e Francës, Paris dhe zonat përreth tij ra bora e parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Bora e cila është efektive në kryeqytet dhe përreth tij ka formuar peizazhe të bukura nëpër rrugë.

Në qytetin e mbuluar me bardhësinë e borës, disa qytetarë parisienë kanë vizituar vende turistike si kulla Eifel për të bërë fotografi ndërkohë që fëmijët kanë shijuar borën duke luajtur me topa bore.

Teksa pritet që reshjet e borës të vazhdojnë gjatë fundjavës, Administrata Meteorologjike e Francës ka shpallur nivelin e alarmit portokalli për shkak të borës dhe ngricave në 32 rajone, përfshirë kryeqytetin dhe të gjithë Ile-de-France.

Pritet që trashësia e borës në qendër të qytetit të arrijë në 5 centimetra dhe në vende të largëta deri në 10 centimetra.

Reshjet intensive të borës kanë qenë efektive gjatë javës në verilindje të vendit.

Të ngjashme