Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar pasi një avion Cessna 310 u përplas në një lagje në lindje të aeroportit Riverside, duke ia vënë zjarrin disa shtëpive.
Avioni u rrëzua pasi u nis nga aeroporti komunës Riverside, bën të ditur Administrata Federale e Aviacionit, transmeton portali arbresh.info.
Mjeti me gjashtë ulëse, krah të vegjël dhe motor binjak ishte në rrugën për në San Jose, California, kur u përplas në lagjen e banuar.
“Kemi nxjerrë katër viktima që kanë ndërruar jetë”, ka thënë shefi i zjarrfikësve Michael Moore, duke thënë të paktën njëri prej të vdekurve ishte adoleshent.
Sipas shefit, rreth 60 zjarrfikës janë ende në kërkim të së paku dy personave të tjerë të humbur, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan në aksidentin ajror./Arbresh.info
https://twitter.com/MattPhillipsTV/status/836392254239449088?r
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...