Turneu i stuhishëm i Presidentit amerikan, Joe Biden, nëpër Europë, duke se e ka lodhur atë para konferencës së klimës COP26.
Ai është filmuar duke “bërë një sy gjumë” gjatë hapjes së konferencës, transmeton portal arbresh.info
Presidenti duke se po dremiste ndërsa një folës nënvizoi rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve për të shpëtuar botën nga ndryshimet klimatike.
Më pas Biden u ul përpara dhe fërkoi sytë ndërsa kryeministri i Italisë doli në skenë.
Më vonë, vetë Biden doli në skenë për të dhënë paralajmërimin e tij për dënimin e afërt të ndryshimit të klimës.
“Ndryshimi i klimës tashmë po e shkatërron botën”, tha ai në samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën.
Presidenti amerikan e quajti ndryshimin e klimës “kërcënim ekzistencial për ekzistencën njerëzore siç e njohim ne”.
“Kjo është një dekadë vendimtare në të cilën ne kemi një mundësi për të provuar veten,” vazhdoi Biden. “Ne mund ta mbajmë qëllimin për të kufizuar ngrohjen globale në vetëm 1.5°C nëse bashkohemi”.
Të gjithë pjesëmarrësit kishin 3 minuta kohë për fjalim, por Joe Biden “kaloi limitet” dhe foli për rreth 11 minuta./arbresh.info/
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...