Presidenti amerikan Joe Biden është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Zyrën Ovale.
Udhëheqësi izraelit falënderoi Bidenin për mbështetjen e tij ndaj Izraelit gjatë 50 viteve të fundit dhe tha se mezi priste që dyshja të punonin së bashku në muajt në vijim.
“Ne kemi shumë për të folur”, tha Bideni kur mirëpriti Netanyahun në Zyrën Ovale.
Shefi i qeverisë izraelite u ftua në mënyrë kontroverse për të folur në një sesion të përbashkët të Kongresit dje, ku ai mbrojti luftën e Izraelit në Gaza.
Kryeministri tërhoqi protesta jashtë dhe brenda Kapitolit dhe shumë politikanë bojkotuan paraqitjen e tij.
Ai do të takohet me nënpresidenten Kamala Harris më vonë sot dhe me kandidatin për president të ShBA-së në zgjedhjet 2024 Donald Trumpin, në Florida nesër, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?