Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të premten autorizoi deri 100 milionë dollarë nga një fond emergjent për t’i plotësuar nevojat e papritura e urgjente që po dalin nga situata në Afganistan, tha Shtëpia e Bardhë.
Bideni gjithashtu e ka nënshkruar lëshimin e 200 milionë dollarëve për shërbime dhe artikuj për t’i plotësuar nevojat e njëjta, thuhet në njoftimin e qeverisë amerikane.
Shtetet e Bashkuara po përkatiten që të evakuojnë mijëra aplikues afganë për viza speciale imigruese, të cilët janë të rrezikuar nga hakmarrja e talibanëve për shkak se kanë punuar për qeverinë amerikane.
Grupi i parë i të zhvendosurve dhe familjarët e tyre pritet që të arrijnë në një bazë ushtarake të ShBA-së në Virgjinia, ku do të presin për trajtimin përfundimtar të aplikimeve të tyre për viza.
Vizat speciale janë të qasshme për afganët që kanë punuar si përkthyes ose në detyra të tjera për qeverinë amerikane pas hyrjes së trupave amerikane në Afganistan më 2001.
Zyrtarët amerikanë thonë se rreth 18.000 aplikacione për viza të tilla janë duke u shqyrtuar./Express/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK