Presidenti i ShBA-së Joe Biden, gjatë konferencës për media ka thënë se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk ka interesim të madh për Ukrainën, por interesimi i tij është të “rithemelojë Bashkimi Sovjetik”.
Putin sipas Bidenit është i shkëputur nga pjesa tjetër e botës dhe dëshiron ta ringjallë përsëri Bashkimin Sojvetik, shkruan CNN, transmeton arbresh.info.
“Ai ka ambicie shumë më të mëdha se Ukraina. Në fakt ai dëshiron të rivendosë ish-Bashkimin Sovjetik. Për këtë bëhet fjalë. Dhe mendoj se ambiciet e tij janë krejtësisht në kundërshtim me vendin ku ka ardhur pjesa tjetër e botës”, deklaroi Biden.
Njëra ndër sanksionet e cila është duke u konsideruar si sanksioni më i ashpër, është ajo e bllokimit të disa prej bankave më të mëdha të Rusisë, me pasuri prej 1 trilionë dollarë.
Biden mbeti i palëkundur se sanksionet do të kenë efekt në agresionin rus, pasi nisi sulmi në Ukrainë.
“Kjo do ta dobësojë vendin e tij. Ai do të duhet të bëjë një zgjedhje shumë, shumë të vështirë nëse do të vazhdojë të lëvizë drejt të qenit një fuqi e dorës së dytë apo, në fakt, të përgjigjet. Nëse ne nuk lëvizim kundër tij tani me këto sanksione të rëndësishme, ai do të inkurajohet”, shtoi Biden. / arbresh.info/
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner