Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka folur me presidentin francez, Emmanuel Macron, presidentin gjerman, Frank-Wlter Steinmeier dhe kryeministrin britanik, Rishi Sunak për situatën në Rusi.
Biden me treshen evropiane diskutoi trazirat me të cilat po përballet presidenti rus, Vladimir Putin, teksa Wagneri po lëviz drejt Moskës.
“Udhëheqësit diskutuan situatën në Rusi. Ata pohuan gjithashtu mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, shkruan Skynews.
Ndërsa, autoritetet ruse janë alarmuar pasi thuhet se trupate Wagnerit do të arrijnë në Moskë së shpejti.
Në disa pamje të publikuara në rrjetin social Telegram shihet se autoritetet ruse kanë nisur t’i zhvendosin urat për ta parandaluar hyrjen e trupave Wagner në kryeqytet.
Moti sot kryesisht me diell
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi