Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua me figurën opozitare ruse, Vladimir Kara-Murza, dhe familjen e tij në Shtëpinë e Bardhë të enjten.
Kara-Murza u lirua nga burgu në Rusi në marrëveshjen e këmbimit të të burgosurve mes Moskës dhe disa vendeve të Perëndimit më 1 gusht.
Bideni postoi në Facebook se takimi u mbajt për “ta festuar kthimin e tij në Amerikë”, pasi ai “u burgos padrejtësisht në Rusi sepse foli kundër luftës së Rusisë në Ukrainë”.
Kara-Murza ishte shënjestër e dy incidenteve me helmim, për të cilat ai e fajësoi Qeverinë e Rusisë.
Ai po e vuante një dënim me 25 vjet burgim për tradhti, para se të lirohej në marrëveshjen e këmbimit.
Pas lirimit, Kara-Murza tha se dallimi mes diktaturës dhe demokracisë është se në demokraci jeta e njeriut është e shenjtë.
Ai i bëri thirrje botës që të bëjë dallimin mes popullit të Rusisë dhe presidentit të këtij shteti.
“Ka shumë njerëz në Rusi që janë kundër luftës, që nuk i besojnë propagandës së Kremlinit”, tha kritiku i Kremlinit./rel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...