Udhëtimi i parë jashtë vendit i presidentit amerikan, Joe Biden, do të përfshijë takime me liderët e Britanisë së Madhe, Turqisë dhe Rusisë, njoftoi të enjten Shtëpia e Bardhë.
Bideni ka planifikuar të takohet me kryeministrin britanik, Boris Johnson, më 10 qershor, para se të marrë pjesë në samitin e G7-ës më 11, 12 e 13 qershir në Britaninë e madhe, ku do të zhvillojë takime dypalëshe me liderët tjerë të shteteve të këtij grupi, shkruan Reuters.
Më 13 qershor, bashkë me zonjën e parë, Jill Biden, presidenti amerikan do të takohet me Mbretëreshën Elizabetë, ndërsa më pas do të udhëtojë për të marrë pjesë në një samit të NATO-s më 14 qershor, ku do të takohet me presidentin turk, Rexhep Erdogan. Në Belgjikë, Bideni do të takohet me Mbretin Filip dhe Kryeministrin Alexander De Croo.
Samiti mes presidentit Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, është caktuar për datën 16 qershor dhe do të zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës.
Takimet e shefit të Shtëpisë së Bardhë me homologët nga Turqia dhe Rusia pritet të sjellin përplasje qëndrimesh për disa çështje. Pak muaj më parë, Bideni tha se beson që Putini është vrasës, ndërsa presidenti turk i doli në mbrojtje homologut të tij rus, duke thënë se komentet e presidentit amerikan janë të papranueshme.
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë presion Turqisë që të heqë dorë nga sistemi rus i mbrojtjes ajrore, S-400, ndërsa Turqia ka refuzuar që ta anulojë blerjen e këtij armatimi. ShBA-ja dhe Turqia kanë qëndrime të ndryshme edhe rreth konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve.
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...