Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u zotua të mos lejojë kurrë Iranin të zhvillojë armë bërthamore, në komentet përpara një takimi me presidentin në ikje të Izraelit, Reuven Rivlin të hënën.
“Ajo që unë mund t’ju them: Irani kurrë nuk do të ketë një armë bërthamore në vëzhgimin tim”, citohet të ketë thënë Biden përpara takimit të Shtëpisë së Bardhë.
Rivlin do të largohet nga detyra më 9 korrik.
Ndryshe, negociatat janë duke u zhvilluar në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të Iranit 2015.
Pasi SHBA u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore ndërkombëtare në vitin 2018, Teherani “ua ktheu shpinën” kufijve të marrëveshjes së vendosur në programin e saj bërthamor.
Republika Islamike pastaj zgjeroi gradualisht aktivitetet e saj bërthamore në kundërshtim me marrëveshjet dhe kufizoi inspektimet ndërkombëtare bërthamore.
Diplomatët nga Gjermania, Franca, Britania, Rusia dhe Kina janë përpjekur të ndërmjetësojnë midis SHBA dhe Iranit në bisedimet që po zhvillohen në Vjenë që nga prilli, me synimin për të shpëtuar paktin bërthamor.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili zgjodhi të tërhiqej nga marrëveshja dhe ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili kritikoi vazhdimisht marrëveshjen, të dy tani janë zëvendësuar dhe SHBA dhe Izraeli po “rregullojnë” marrëdhëniet e tyre.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...