Presidenti Joe Biden u zotua të premten në Kongres për “zgjidhje”, ndërsa demokratët po përpiqen të shpëtojnë një variant të reduktuar të planit të tij prej 3.5 trilionë dollarësh dhe një projektligj të lidhur me punët publike. Disa ditë negociatash të vazhdueshme nuk kanë arritur ende të sigurojnë një marrëveshje.
Presidenti Biden zhvilloi një takim privat me demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve, takim i cili ishte pjesërisht udhëzues, e pjesërisht për të rritur moralit mes grupit të ligjvënësve të përçarë. Ai u tha atyre se donte që të dy projektligjet të miratoheshin pavarësisht se sa kohë do të marrë një gjë e tillë. Sipas disa ligjvënësve demokratë ai kishte diskutuar një variant kompromisi prej 1.9 trilionë dollarësh deri në 2 trilionë dollarë.
Por me kalimin e orëve, në horizont nuk po shfaqej asnjë marrëveshje. “Nuk ka rëndësi nëse janë gjashtë minuta, gjashtë ditë apo gjashtë javë ne do ta kryejmë”, u tha Presidenti Biden gazetarëve kur u largua nga takimi i pasdites në Kapitol.
Kjo është një periudhe vendimtare për presidentin dhe partinë e tij. Demokratët janë të shqetësuar e të etur për të përmbushur premtimet e fushatës për rindërtimin e vendit. Planet e zotit Biden shkojnë përtej ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe urave, ato parashikojnë para për arsimimim falas parashkollor, për trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe investime të tjera që do të preknin një numër të madh amerikanësh.
Vatja e papritur e Presidentit Biden në Kapitol kishte për qëllim t’i jepte projektligjit një shtytje të fundit të nevojshme me synimin për ta miratuar. Senatori demokrat Joe Manchin i zbehu shpresat për një kompromis të shpejtë ndërsa refuzoi të enjten vonë në mbrëmje të tërhiqej nga kërkesa e tij për një paketë prej rreth 1.5 trilionë dollarësh, pavarësisht orëve të shpenzuara në bisedime me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.
Ndërsa çështja u shty për të premten në Kongres, Presidenti Biden duket se nuk po ofron ndonjë strategji të veçantë legjislative. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi kishte këmbëngulur se sot do të zhvillohej një votim për projektligjin mbi infrastrukturën, prej 1 trilion dollarësh, i cili gëzon më shumë mbështetje. Por çështja duket se ka rënë në “kurthin e debatit” mbi masën më të gjerë të presidentit Biden, paketën prej 3.5 trilionë dollarësh. Në mbrëmje votimi mbi këtë çështje dukej i pamundur. Me demokratët progresistë që refuzojnë të japin mbështetjen e tyre për këtë projektligj me kosto më të ulët për ndërtimin e rrugëve dhe urave, nëse nuk bëhen përparime në projektligjin me kosto më madhe, zonja Pelosi u duk se shmangu rrezikun e një dështimi, duke e mos e hedhur ligjin për votim./tch
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024