Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për lëshimin e një urdhër-arresti për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilin e ka vlerësuar si të egër dhe të turpshëm.
Duke komentuar vendimin e Gjykatës, lideri amerikan tha se nuk mund të barazohen kryeministri izraelit dhe Hamasi.
“Më lejoni të jem i qartë edhe një herë: çfarëdo që të nënkuptojë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, nuk ka asnjë ekuivalencë, asnjë, midis Izraelit dhe Hamasit. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me Izraelin kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tij”, tha ai, shkruan euronews.
Kujtojmë se Gjykata Penale e Drejtësisë mori vendim të enjten për të lëshuar një urdhër arresti për Netanyahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes të këtij vendi, Yoav Gallant.
Gallant dhe Netanyahu janë nën hetim ndërkombëtar për, sipas Gjykatës Penale Ndërkombëtare, krime lufte në Gaza, ku më shumë se 40 mijë palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori i vitit 2023.
Theksojmë se Gjykata ka lëshuar urdhër-arrest edhe për një zyrtar të Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim al Masri.
Ndryshe, Netanyahu dhe liderë të tjerë izraelitë e kanë dënuar urdhrin e kryeprokurorit Karim Khan, duke iu referuar si i turpshëm dhe antisemitik.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...