Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe Zonja e Parë, Jill Biden, vizituan qytetin Uvalde të Teksasit, ku u takuan me banorët dhe vizituan një memorial kushtuar 19 nxënësve dhe dy mësimdhënëseve që u vranë në sulmin në një shkollë fillore.
Kjo është hera e dytë brenda dy javëve të fundit që Biden viziton dy qytete amerikane për të ngushëlluar banorët pas të shtënave masive.
Më 17 maj, lideri amerikan udhëtoi për në Bufallo, Nju Jork, ku u takua me familjarët e viktimave, pasi një supermacist i bardhë vrau dhjetë afrikano-amerikanë në një dyqan ushqimor.
Në Uvalde të Teksasit dhe në Shkollën Fillore Robb, Biden vizitoi memorialin kushtuar 21 viktimave dhe së bashku me Zonjën e Parë, vendosën lule të bardha pranë shkollës ku ndodhi sulmi.
Biden nuk parashihet që të mbajë fjalim publik gjatë qëndrimit në Teksas.
Por, më 28 maj, gjatë një fjalimi në Universitetin e Delauerit, Biden tha “ligësia erdhi në klasat e shkollës fillore në Teksas dhe në atë dyqan ushqimor në Nju Jork, në shumë vende ku kanë vdekur njerëz të pafajshëm”.
“Ne duhet të qëndrojmë të fortë. Ne nuk mund të zhdukim tragjedinë, e di, por ne mund të sigurohemi që amerikanët të jenë më të sigurt”, tha ai.
Ndaras, Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se do të kryejë një rishikim të përgjigjes së forcave policore ndaj të shtënave në shkollë dhe më pas këto gjetje do të bëhen publike.
Policia është kritikuar se ka lejuar sulmuesin që të qëndrojë në klasë në shkollën në Teksas për pothuajse një orë, teksa policët kanë pritur në korridoret e shkollës, pavarësisht se fëmijët brenda shkollës kishin thirrur policinë për ndihmë./REL/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...