Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se do të rishqyrtojë vendimin e tij për të kandiduar për rizgjedhje në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, nëse ka probleme shëndetësore.
Në një intervistë për BET Neës, i pyetur se çfarë do ta bënte atë të rishikonte vendimin e tij për të marrë pjesë në fushatën e rizgjedhjes, Biden tha se do të ishte një problem mjekësor.
“Nëse do të kisha një problem shëndetësor. Nëse mjekët vinin dhe më thoshin, ju keni këtë problem,” tha Biden.
Biden më parë, pas debatit me Trump në CNN, dhe para atentatit të Trump të shtunën, tha se “vetëm Zoti i plotfuqishëm” mund ta bënte atë të largohej nga gara zgjedhore, ndërsa javën e kaluar tha se do të tërhiqej nëse ndihmësit e tij i tregojnë prova se nuk mund të fitojë zgjedhjet e planifikuara për 5 nëntor.
Në shkurt, mjeku i Shtëpisë së Bardhë Kevin O’Connor, pasi ekzaminoi Biden, tha se ai është një “burrë 81-vjeçar i shëndetshëm, aktiv dhe i fortë, i cili është ende i aftë të kryejë me sukses detyrat e presidentit”.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se ekzaminimi përfshinte një vlerësim të gjendjes neurologjike të Biden.
Gati dy të tretat e votuesve demokratë në SHBA besojnë se presidenti Joe Biden duhet të tërhiqet nga gara për rizgjedhje dhe të lejojë partinë e tij të emërojë një kandidat tjetër, sipas një sondazhi të ri nga Qendra Kërkimore për Marrëdhëniet me Publikun AP-NORC./abcnews/
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...