Në një sondazh të ri të realizuar nga televizioni CNN, ish nënpresidenti Joe Biden kryeson bindshëm me 15 pikë dallim ndaj rivalëve të tij në garën për president brenda Partisë Demokrate. Sondazhe të tjera japin rezultat më të ngushtë midis zotit Biden dhe senatores nga shteti Masaçusets, Elizabeth Warren, ndërsa senatori nga Vermonti, Bernie Sanders, figuron në vendin e tretë. Sç raporton korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone, rritja e senatores Warren në sondazhe kanë bërë që rivalët ta vëzhgojnë atë me kujdes.
Kandidatja demokrate për presidente, Elizabeth Warren, njihet për energjinë në fushatën e saj dhe për kërkesën për reforma politike.
“Ky është momenti ynë në historinë amerikane. Momenti i ëndrrës tonë të madhe, të punojmë shumë dhe të fitojmë”, tha senatorja Elizabeth Warren, kandidate demokrate për presidente.
Sondazhet e nxjerrin atë në vendin e dytë, pas zotit Joe Biden, i cili e ka kthyer vemendjen tek senatorja Warren. Ish nënpresidenti vë në pikëpyetje qëndrimin e saj për sistemin qeveritar të kujdesit shëndetësor.
“Besueshmëria ka rëndësi. Në pyetjet me të cilat do të përballet, senatorja Warren duhet të tregojë të vërtetën, ose pastaj do të ngrihen pyetje nëse ajo është ap ojo e sinqert me popullin amerikan”, tha kandidati demokrat për president, Joe Biden.
Sondazhet e nxjerrin senatorin nga Vermonti, Bernie Sanders, në vendin e tretë. Ai iu rikthye fushatës pas një sulmi në zemër dhe mori mbështetjen e ligjvënëses së njohur demokrate nga Nju Jorku, Alexandria Ocasio-Cortez.
“Jam më se i gatshëm të marr zyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara”, tha Bernie Sanders.
Rritja në anketa e senatores Warren, e bëri atë objektiv të rivalëve, thotë analisti Steve Peoples.
“Vërtet që ka shumë presion mbi zonjën Warren. Ajo qëndroi e fortë, nuk u lëkund. Por i duhet të qartësojë disa gjëra, që të jetë rehat në vendin e dytë”, thotë Steve Peoples, nga agjencia e lajmeve Associated Press.
Më shumë se dhjetë demokratë vazhdojnë të jenë aktivë në garën primare. Por për momentin, dinamika e garës Biden-Warren ka vëmendjen më të madhe, thotë John Fortier.
“Mendoj se tablloja e madhe është mbështetja që Joe Biden ka nga komuniteti afrikano-amerikan dhe mbështetja e të moshuarve dhe të moderuarve të bardhë. Elizabeth Warren po bëhet zgjedhje e progresistëve, sikur edhe Bernie Sanders”, thotë John Fortier nga Qendra për Politika Dypartiake.
Republikanët po e ndjekin me kujdes garën e demokratëve, përfshirë edhe hartuesin e strategjive John Feehery, i cili e sheh senatoren Warren si favorite.
Ajo është në harmoni me bazën progresive të partisë. Ajo mori mesazhet më të zjarrta, që nënvizon diversitetin tek demokratët. Ka energjinë më të madhe dhe duket se merr po aq energji nga tubimet”, thotë John Feehery, strateg republikan.
Megjithatë, zoti Biden vazhdon të kryesojë me mbështetjen e votuesve të moderuar të partisë dhe të atyre që kërkojnë një kandidati të fortë i cili të mund ta mposhtë vitin tjetër Presidentin Donald Trump./voa/