Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, barnat kushtojnë shtrenjtë, ndërsa kompanitë farmaceutike abuzojnë me çmimet. Për këtë arsye, presidenti Joe Biden ka nisur një ofensivë kundër kompanive më të mëdha, me synimin për t’i detyruar ato të ulin çmimet.
Kjo lëvizje e administratës Biden, synon të ulë kostot e barnave për miliona amerikanë, njëkohësisht të ndihmojë edhe në uljen e inflacionit.
Në planin e parë të masave, ajo njoftoi se ka listuar 10 medikamentet e para, për të cilat do të negociohet reduktimi i çmimit. Bëhet fjalë për ilaçe të zakonshme që trajtojnë sëmundje kardiake, diabetin, apo dhe artritin, për të cilat personat mbi 65 vjeç paguan më shumë se 3.4 miliardë dollarë në vitin 2022.
Prodhuesve u jepet 30 ditë kohë për të ulur çmimet, ndryshe do të përballen me akciza më të larta ose do të duhet të tërheqin produktet nga tregu amerikan.
Biden mund të mbështetet nga kompanitë, por mund të përballet edhe me padi, pasi e shohin këtë lëvizje si antikushtetuese.
Nga ana tjetër, shumë grupe interesi, e kanë vlerësuar këtë ndërhyrje si fitore historike, veçanërisht për të moshuarit që përballen me kosto të larta të barnave.
“Menjëherë sapo të nisë implementimi i këtij plani, çmimet e barnave të caktuara në listë do të ulen për më shumë se 9 milionë të moshuar, që aktualisht paguajnë çdo vit më shumë se 6497 dollarë nga xhepat e tyre”, tha mes të tjerash kreu i Shtëpisë së Bardhë./euronews
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...