Presidenti Joe Biden do të udhëtojë drejt Evropës javën e ardhshme për të biseduar me udhëheqësit evropianë rreth sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, njoftoi të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Presidenti Biden do të takohet me udhëheqësit e NATO-s dhe të BE-së në një samit në Bruksel më 24 mars. Ai do të ndjekë gjithashtu një takim të planifikuar të Këshillit Evropian, ku po bëhen përpjekje për të vendosur sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, si dhe për ndihma humanitare për Ukrainën.
“Gjatë kohës që ai do të jetë atje, qëllimi i tij do të jetë të takohet drejtpërdrejtë me homologët e tij evropianë dhe të bisedojë e të vlerësojë gjendjen në këtë pikë të konfliktit ndërsa Rusia sulmon Ukrainën. Kemi patur qëndrime jashtëzakonisht të harmonizuara deri më tani”, tha zonja Psaki. “Kjo nuk ndodh rastësisht. Presidenti beson së tepërmi tek diplomacia kokë më kokë. Pra, kjo është një mundësi për të bërë pikërisht këtë gjë”.
Udhëtimi pason vizitën javën e kaluar të Nënpresidentes Kamala Harris në vendet e krahut lindor të NATO-s, Poloni dhe Rumani, për të diskutuar me zyrtarët për krizën në rritje të refugjatëve në Evropën Lindore, të shkaktuar nga sulmi i Rusisë dhe për të nënvizuar mbështetjen e administratës së Presidentit Biden për vendet e NATO-s./VoA/
Tetori Rozë, IKShPK: Një muaj solidariteti kundër kancerit t...
Tiranë/ KQZ miraton rregulloren për votën e emigrantëve
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në rend dite debati pë...
Dogana parandalon kontrabandimin e medikamenteve, në Han të ...
Pas lajmeve se Real Madridi dëshiron ta shesë – Tchouameni k...
Tetë të vdekur pas shembjes së strehës së stacionit hekurudh...