Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka shprehur gatishmërinë për të bërë ndryshime të mëdha në politikën e migracionit dhe u ka kërkuar anëtarëve të Partisë Republikane që të mos bllokojnë ndihmën për Ukrainën. Përndryshe, sipas tij, do të kenë shumë për të paguar.
“Jam i përgatitur të bëj ndryshime të rëndësishme në kufi. Dhe ka negociata që po zhvillohen për pesë javët e fundit, kështu që unë shpresoj se do të arrijmë atje, “tha Biden.
Kur u pyetën se çfarë do të ndodhë më pas me mbështetjen për Ukrainën, Biden u përgjigj: “Epo, nëse kolegët e mi republikanë nuk e financojnë Ukrainën, ata do të kenë shumë për të paguar”.
Kujtojmë se republikanët amerikanë kanë bllokuar ndihmën për Ukrainën prej disa muajsh, duke kërkuar që të plotësohen propozimet e tyre në lidhje me ndryshimet në politikën amerikane të migracionit dhe forcimin e kufirit jugor./abcnews.al
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje