Presidenti i SHBA, Joe Biden tha në një intervistë se paraardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë dhe kandidati republikan për president Donald Trump do të përfaqësonte një “kërcënim real për sigurinë e Amerikës” nëse zgjidhej më 5 nëntor.
“Më dëgjoni me vëmendje. Nëse ai fiton (…) këto zgjedhje, shikoni se çfarë do të ndodhë. Ai është i rrezikshëm. Ai është një rrezik real për sigurinë e Amerikës ”, tha për televizionin CBS presidenti demokrat, i cili u tërhoq nga gara për një mandat të dytë, duke i lënë vendin zëvendëspresidentes së tij, Kamala Harris.
“Jemi në një pikë kthese. Ja ku jemi realisht (…) dhe demokracia është elementi kyç”, shtoi Biden, në këtë intervistë të regjistruar disa ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën presidenti amerikan shfaqet në gjendje më të mirë fizike, krahasuar me debatin ‘katastrofik’ të 27 qershorit kundër Donald Trump.
“Kisha një ditë shumë të keqe kur ndodhi ky debat sepse isha i sëmurë, por nuk kam ndonjë problem serioz shëndetësor”, e siguroi ai gazetarin e CBS, i cili e pyeti për këtë./abcnews.al
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...