Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar para gazetarëve në Shtëpin e Bardhë se Putin do të pushtojë Ukrainën.
“Për të qenë i qartë, ju jeni të bindur se presidenti Putin do të pushtojë Ukrainën, a është kjo ajo që sapo thatë? është pyetur Biden, transmeton portal arbresh.info
“Po,” përgjigjet ai.
Biden tha se Rusia po jep gjithnjë e më shumë “dezinformata për publikun rus”, duke përfshirë edhe akuzat se Ukraina po planifikon një ofensivë në territorin e kontrolluar nga rebelët separatistë.
Ai thotë se Ukraina nuk do të bëjë asnjë avancim ushtarak në rajon, ndërkohë që grumbullimi rus i trupave përgjatë kufijve të saj vazhdon.
“Gjatë gjithë këtyre momenteve të tensionuara, forcat ukrainase kanë treguar gjykim dhe përmbajtje të madhe”, tha Biden, duke shtuar se “ata refuzojnë që t’bien si karrem i trupave ruse për nisjen e një lufte”.
Joe Biden i ka bërë thirrje edhe njëherë Rusisë që të shmangë një “luftë katastrofike dhe të panevojshme”./arbresh.info/
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...