Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se do të dëshironte të vizitonte Ukrainën dhe konfirmoi që administrata e tij është duke zhvilluar bisedime për dërgimin e një zyrtari të lartë në Kievin e shkatërruar nga lufta.
“Ne jemi duke e marrë atë vendim”, tha Biden kur u pyet nëse një anëtar i lartë i administratës së tij do të udhëtonte drejt Ukrainës, transmeton portal arbresh.info
Por kur u pyet nëse do të dëshironte të shkonte ai, Presidenti tha: ‘Po’.
Kjo nuk është hera e parë që Biden ka shprehur interesim për një udhëtim të tillë.
Ndërsa vizitoi trupat amerikane në Poloni muajin e kaluar, Biden u ankua se nuk mund të kalonte kufirin në Ukrainë, duke thënë se ‘ata’ nuk do ta lejonin.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë vënë në dukje procedurat e jashtëzakonshme të sigurisë që do të duhej të zbatoheshin që Biden të vizitojë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Vizita e fundit e Biden në Kiev ishte në vitin 2017, kur mbante pozitën e zv.presidentit.
Ishte vizita e tij e gjashtë zyrtare në Ukrainë, ku ai shpresonte të parandalonte Rusinë që të konsumonte më shumë nga vendi pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...