Presidenti amerikan, Joe Biden ka elefonuar Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas pas një dite tjetër të dhunës në rajon.
Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit të përshkallëzuar, transmeton portali arbresh.info
Më parë, sulmet ajrore izraelite në Gaza vranë 10 persona në një kamp refugjatësh dhe veçmas shkatërruan një ndërtesë që strehonte organizata të huaja mediatike.
Qindra raketa palestineze u lëshuan në Izrael, duke shkaktuar një vdekje.
Në anën tjetër OKV do të takohet sot për të diskutuar situatën.
Që nga fillimi i luftimeve të hënën, të paktën 145 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas zyrtarëve palestinezë, dhe Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë. Izraeli thotë se dhjetëra militantë janë midis të vdekurve në Gaza, ndërsa zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se numri i të vdekurve përfshin 41 fëmijë.
Dhjetë anëtarë të një familje u vranë nga një sulm ajror izraelit në një kamp refugjatësh në perëndim të qytetit të Gazës.
Një foshnjë pesë muajshe, Omar Al-Hadidi, ishte i vetmi i mbijetuar, pasi nëna e tij, katër vëllezërit e motrat, tezja dhe katër kushërinjtë vdiqën.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha Presidentit amerikan Joe Biden në një telefonatë se Izraeli po bën gjithçka për të shmangur dëmtimin e civilëve në luftimet e tij me Hamasin dhe grupet e tjera në Gaza.
Presidneti Biden rikonfirmoi se Shtetet e Bashkuara “mbështesin fuqishëm të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet me raketa nga Hamas” në thirrjen që pati me zotin Netanyahu./arbresh.info/
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...