Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka telefonuar homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan për ta uruar për rizgjedhjen e tij.
Gjatë bisedës telefonike, Erdogan diskutoi çështjen e blerjes së avionëve luftarakë amerikanë F-16 , ndërsa Biden, nga ana e tij, i kërkoi Ankarasë të heqë veton për anëtarësimin e Suedisë në NATO.
“Kam folur me Erdoganin, e përgëzova. Ai ende dëshiron të gjejë një zgjidhje për F-16. I thashë se duhet të ketë një zgjidhje për Suedinë ”, u tha presidenti amerikan gazetarëve përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Delaëare.
“Detajet e tjera do ti bëjmë publike javën e ardhshme ,” shtoi ai.
Turqia kërkoi të blinte avionë luftarakë F-16 me vlerë 20 miliardë dollarë nga SHBA, por Kongresi amerikan bllokoi shitjen.
Ndër prioritetet kryesore të Shtëpisë së Bardhë është anëtarësimi i Suedisë në NATO deri në samitin e ardhshëm të NATO-s në Lituani në mes të korrikut. Turqia miratoi pranimin e Finlandës në NATO në fund të marsit, por vazhdon të bllokojë anëtarësimi e Suedisë./abcnews.al
Kim Jong Un ndalon ngrënien e “hotdogëve” dhe divorcet në sh...
Ekspertët alarmojnë: Virusi i ri kinez, tashmë ka prekur Bri...
Ishte katër vite pjesë e skuadrës, City po mendon për një ri...
Krasniqi mban takim me shtabin zgjedhor në Mitrovicë
Gyokeres merr vendimin nëse do të largohet nga Sportingu në ...
Pamela Anderson ëndërronte të martohej me Michael Jacksonin