Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të vizitojë vendin e ndërtesës që u shemb në Florida javën e kaluar.
Zonja e parë, Jill Biden, do të bashkohet me presidentin gjatë vizitës së tij në Surfside.
Numri i personave të vrarë nga shembja e pjesshme e ndërtesës së godinës në Surfside është rritur në 11, pasi ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën dy trupa të tjerë në rrënoja.
Që nga enjtja e kaluar kur filluar kërkimet, asnjë person nuk është nxjerrë i gjallë nga rrënojat,transmeton Anadolu Agency.
Mbi 80 ekipe të shpëtimit janë në vendin e shembjes së ndërtesës. Pajisje të rënda, përfshirë një vinç, janë sjellë për të ndihmuar në heqjen e pjesëve më të mëdha të rrënojave.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...