Presidenti amerikan, Joe Biden theksoi sot se ishte shumë herët për të mësuar nëse diskutimet indirektet të ndërmarra nga SHBA-ja me Iranin do të mundësonin shpëtimin e marrëveshjes për programin bërthamor iranian.
Presidenti amerikan konfirmoi se prodhimi i uraniumit të pasuruar me 60%, filluar të premten nga Teherani në kundërshtim me angazhimet ndërkombëtare, nuk ndihmonte në daljen nga kriza.
“Megjithatë ne jemi të kënaqur të shohim që Irani vazhdon të marrë pjesë në diskutimet që zhvillohen që prej javës së kaluar në Vjenë për programin bërthamor iranian”, shtoi ai në një konferencë shtypi me kryeministrin japonez, Yoshihide Suga në Uashington.
“Mendoj se është shumë herët për të ditur se cili do të jetë rezultati, por ne do të vazhdojmë diskutimet”, theksoi ai.
SHBA-ja dhe Irani po flasin në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, me ndërmjetësimin e europianëve dhe nënshkruesve të tjerë të marrëveshjes së vitit 2015, që synon të pengojë Teheranin të pajiset me armë bërthamore.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i mbylli derën e kësaj marrëveshjeje dhe rivendosi sanksionet amerikane, por Joe Biden theksoi se dëshiron t’i bashkohet me kusht që Republika Islamike të rinovojë angazhimet e saj bërthamore, të cilat ajo i ka tërhequr. /ATSH-AFP/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...