Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha më 31 gusht se ai shpreson që presidenti kinez, Xi Jinping, do të marrë pjesë në samitin e në takimin e liderëve të grupit të 20 shteteve më të industrializuara (G20).
Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se Xi nuk pritet të marrë pjesë në këtë samit, duke e eliminuar kështu mundësinë që udhëheqësit e SHBA-së dhe Kinës të takoheshin këtë vit.
Samiti në Indi ishte parë si një vend për një takim të mundshëm midis tyre pasi që Biden e ka konfirmuar pjesëmarrjen, në një kohë kur dy superfuqitë po tentojnë t’i stabilizojnë marrëdhëniet e acaruara nga tensionet tregtare dhe gjeopolitike.
Xi u takua për herë të fundit me Bidenin në margjinat e samitit të G20-ës në Bali, Indonezi nëntorin e kaluar.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë tashmë se nuk do të udhëtojë në Nju Delhi dhe në vend të tij do ta dërgojë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
As presidenti i Kinës nuk pritet të marrë pjesë në samitin e javës së ardhshme dhe në vend të tij ai do ta dërgojë kryeministrin Li Qiang, sipas një deklarate të një zyrtari të BE-së të transmetuar nga agjencia e lajmeve AFP.
“Informacioni im i fundit… ishte se Xi nuk kishte ndërmend të udhëtonte, do të vinte kryeministri”, raportohet t’u ketë thënë zyrtari evropian gazetarëve në Bruksel përpara samitit të 9 dhe 10 shtatorit në Nju Delhi.
Xi dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, zhvilluan bisedime të pazakonte me njëri-tjetrin në samitin e grupit BRICS në Afrikën e Jugut javën e kaluar, por tensionet mbeten të larta midis gjigantëve aziatikë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke ecur për të marrë pjesë në sesionin e dytë të takimit të ministrave të Jashtëm të G20-ës në Nju Delhi, Indi, të enjten, 2 mars 2023.
Më 29 gusht, India i lëshoi Kinës një reagim të ashpër pasi një hartë zyrtare e publikuar nga Pekini dukej se pretendonte një pjesë të madhe toke në Himalajet, ku Delhi pretendon sovranitetin.
Zyrtarët evropianë shpresojnë se samiti i G20 në Nju Delhi do të shërbejë si mundësi për të lobuar te fuqitë e BRICS-it, si India dhe Kina, për të rënë dakord për kritika më të forta ndaj Rusisë anëtare, pas pushtimit të Ukrainës nga Moska./REL/
Sekuestrohen 10 armë zjarri brenda një jave në rajonin e Pri...
Miratohet në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...
Vetëplagoset një 45-vjeçar në Lezhë