Sot në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e të Rënëve, në të cilën vendi nderon ata që kanë dhënë jetën në shërbim të vendit.
Presidenti Joe Biden lavdëroi sakrificën e brezave të trupave amerikane që dhanë jetën duke luftuar për vendin e tyre, ndërsa shënoi Ditën e të Rënëve në një ceremoni të vendosjes së kurorës në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.
“Nuk duhet të harrojmë asnjëherë çmimin e paguar për të mbrojtur demokracinë tonë”, tha presidenti në një fjalim që mbajti me rastin e kësaj dite.
Presidenti Biden është krenar që administrata e tij ka patur një kohë paqeje relative për ushtrinë amerikane pas dy dekadash lufte në Afganistan dhe Irak.
Kanë kaluar gati 21 muaj që kur presidenti demokrat i dha fund luftës më të gjatë të Shteteve të Bashkuara në Afganistan.
Presidenti Biden e përmbushi premtimin e fushatës për t’i dhënë fund një lufte 20-vjeçare që mori jetën e 2,400 anëtarëve të shërbimit amerikan.
Presidenti Joe Biden vendosi një kurorë me lulet në varrin e ushtarit të panjohur tek Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, ku janë varrosur rreth 400 mijë veteranë.
Dita e të Rënëve u shënua për herë të parë me aktivitete të shumta në vitin 1868, kur vendi po rimëkëmbej nga Lufta Civile Amerikane. Ajo u bë një festë federale më shumë se një shekull më vonë në vitin 1971.
Dita e të Rënëve është gjithashtu një ditë optimizmi, që shënon fillimin e sezonit të verës në Shtetet e Bashkuara./VOA/
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...