Presidenti Biden niset të mërkurën për në Evropë për takimin e G-7 dhe mbledhje të nivelit të lartë në NATO, gjatë të cilave janë planifikuar edhe bisedime mes presidentëve amerikan dhe rus më 16 qershor në Gjenevë.
Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përkrah aleatëve evropianë në përballjen me Rusinë, zotohet Presidenti Biden në prag të takimit të parë që do të zhvillojë zoti Biden me udhëheqësin rus Vladimir Putin që kur filloi mandatin.
Ky takim zhvillohet në një periudhë tensionesh të thelluara mes dy vendeve, lidhur me një numër temash që nga ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe akuzat e Uashingtonit se Rusia strehon hakerë të rrezikshëm në tokë të saj.
Në një artikull opinion të publikuar të shtunën në gazetën Washington Post, Presidenti Biden zotohet të mbështesë “aleancat demokratike” në ballafaqimin me një numër krizash dhe kërcënimet në rritje nga Moska dhe Pekini.
“Ne qëndrojmë të bashkuar për të adresuar sfidat ruse ndaj sigurisë evropiane, duke filluar me agresionin rus në Ukrainë. Nuk do të lëmë vend për aspak dyshim se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për të mbrojtur vlerat tona demokratike, që nuk mund të shkëputen nga interesat tona,” shkruante presidenti.
“Presidenti Putin e di se nuk do të nguroj t’u përgjigjem akteve keqbërëse në të ardhmen,” vazhdon presidenti. “Kur të takohemi, do të theksoj përsëri angazhimin e Amerikës, Evropës dhe demokracive të tjera që mendojnë si ne për të drejtat dhe dinjitetin njerëzor,” thuhej në artikull.
Që kur filloi mandatin, Presidenti Biden ka shtuar presionin ndaj Kremlinit, duke e cilësuar në një moment udhëheqësin rus Vladimir Putin si “vrasës” gjë që u përcoll me kritika të forta në Moskë.
Por të dy udhëheqësit kanë shprehur shpresën se marrëdhëniet do të përmirësohen. Të premten Presidenti Putin tha se pret rezultate pozitive nga bisedimet me homologun Biden./indeksonline/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe