Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se bota ka bllokuar furnizimin e rëndësishëm të ushqimit për shkak të luftës në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Biden vizitoi një fermë në shtetin Illinois për të folur për rëndësinë e prodhimit vendas.
Ai theksoi se derisa SHBA-ja po lufton me rritjen e inflacionit në vend, ajo është e interesuar për luftën e Ukrainës jashtë vendit. “Lufta në Ukrainë ndërpreu burimet më të rëndësishme ushqimore në botë”, tha presidenti amerikan.
Biden tha se Ukraina është prodhuesi më i madh i grurit në botë dhe se 20 milionë tonë drithë aktualisht në depot e saj nuk mund të arrijnë në vendet në nevojë për shkak të Rusisë.
Duke nënvizuar se vendet e G7 do të përpiqen të rrisin rezervat e tyre të plehrave në të gjithë botën, Biden tha se “SHBA-ja mund të mbushë deficitin e eksporteve bujqësore të Ukrainës”.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...