Shtetet e Bashkuara mund ta mbështesin edhe Ukrainën edhe Izraelin në aspektin ushtarak, ka thënë presidenti amerikan, Joe Biden për transmetuesin amerikan CBS.
“Ne jemi Shtetet e Bashkuara për Amerikës, për hir të Zotit, shteti më i fuqishëm në botë, jo në botë – në historinë e botës”, ka thënë Biden kur është pyetur nëse lufta e Izraelit dhe ajo në Ukrainë janë më shumë sesa që mund ta përballojë SHBA-ja.
“Ne mund të kujdesemi për të dyja dhe ta garantojmë mbrojtjen tonë ndërkombëtare”, ka thënë Biden.
“Ne e kemi kapacitetin për ta bërë këtë, e kemi obligim”, ka thënë ai, duke e përshkruar SHBA-në si “shtet esencial”.
“Nëse nuk e bëjmë ne, kush do ta bëjë?”, është cituar të ketë thënë Biden gjatë intervistës së transmetuar të dielën, por të incizuar të premten.
Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar, Shtetet e bashkuara kanë ndarë 44 miliardë dollarë si ndihmë për Ukrainën.
Izraeli rregullisht pranon ndihmë në vlerë të miliarda dollarëve prej SHBA-së.
Biden ka thënë se do të kërkojë nga Kongresi ndihmë shtesë për Izraelin.
Ai ka kërkuar më shumë ndihmë edhe për Ukrainën, mirëpo Dhoma e Përfaqësuesve – degë e Kongresit – është paralizuar në mungesë të një udhëheqësi të ri.
Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit më 8 tetor, një ditë pasi militantët e tij e kanë sulmuar jugun e Izraelit, duke i vrarë më shumë se 1.000 izraelitë – më së shumti ndonjëherë në historinë e këtij shteti./rel
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...