Pasi Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe njoftuan sanksione shtesë ndaj Rusisë, presidenti amerikan, Joe Biden tha se “ne jemi gjithmonë të hapur ndaj sanksioneve shtesë”.
“Unë do të flas me anëtarët e G7 këtë javë për atë që do të bëjmë apo nuk do të bëjmë”, tha Biden para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë ndërsa diskutonte mbi ekonominë amerikane.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen propozoi një sërë masash, duke përfshirë ndalimin e naftës ruse, raporton cnn.
Propozime të tjera përfshijnë sanksionimin e individëve që kryen krime lufte në Bucha, Ukrainë; heqja e bankës më të madhe ruse Sberbank dhe dy kompanive të tjera nga sistemi SWIFT, një shërbim mesazhesh që lidh institucionet financiare në mbarë botën; dhe ndalimin e tre transmetuesve shtetërorë rusë nga valët evropiane.
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, njoftoi të mërkurën sanksione të mëtejshme kundër 63 qytetarëve dhe subjekteve ruse, duke përfshirë edhe kompanitë e mediave ruse “pas fushatës së egër të dezinformimit të Putinit” dhe punonjësve të tyre.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...