Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden e ka mirëpritur vaksinën e dytë efektive kundër koronavirusit, por i ka ftuar amerikanët që të vazhdojnë të mbajnë maska dhe ta mbajnë distancën fizike nga njëri-tjetri për ta parandaluar përhapjen e COVID-19.
Biden ka shkruar semegjithë krijimin e dy vaksinave efektive, jemi muaj larg nga fundi i pandemisë, transmeton Gazeta Express.
“Lajmi i sotëm për një vaksinë të dytë është arsyeja tjetër për t’u ndjerë me shpresë. Ajo që ishte e vërtetë me vaksinën e parë mbetet e vërtetë me të dytën. Jemi akoma muaj larg. Deri në atë kohë, amerikanët duhet të vazhdojnë të praktikojnë distancimin shoqëror dhe maskën për të vënë nën kontroll virusin”, ka shkruar Biden.
Ai i ka përgëzuar ata që mundësuan prodhimin e kësaj vaksine, ndërsa u shpreh mirënjohës edhe ndaj punonjësve të personelit shëndetësor.
“Edhe një herë, unë përgëzoj gratë dhe burrat e shkëlqyeshëm që prodhuan këtë përparim dhe na kanë sjellë një hap më afër për të mposhtur këtë virus. Unë jam mirënjohës për punonjësit e vijës së frontit të cilët ende po përballen me virusin gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Biden.
Për vaksinën e dytë ka reaguar edhe presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, i cili ka thënë se këto zbulime, që konsideron se ndodhën gjatë mandatit të tij, do t’i japin fund “murtajës së Kinës”, siç i referohet ai koroanvirusit.
Kompania amerikane, Moderna sot ka njoftuar se të dhënat paraprake tregojnë se vaksina e saj kundër COVID-19 është gati pothuajse 95% efektive.
Rezultatet janë të ngjashme me ato të kompanive Pfizer dhe BioNTech, të cilat ditë më parë njoftuan se testimi i vaksinës së tyre ka rezultuar 90% efektiv në fazën finale, në të cilën janë përfshirë më shumë se 40 mijë njerëz.
Rezultatet e vaksinave të këtyre kompanive shtojnë besimin se zbulimet e tyre mund t’i japin fund pandemisë.
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...