Biden reagon pas shpalljes së Trump si i pafajshëm: Demokracia është e brishtë

23:19 | 14 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se pafajësia e paraardhsësit të tij, Donald Trump për nxitjen e dhunës është një kujtesë që tregon se “demokracia është e brishtë”.

Ai ka kërkuar nga amerikanët, veçanërisht udhëheqësit e vendit, që të kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi dhe “të mbrojnë dhe të mposhtin gënjeshtrat”, transmeton portali arbresh.info

Trump e ka mirëpritur shfajësimin e tij, duke e quajtur fajësimin e tij një “gjueti shtrigash”.

Votimi u nda kryesisht përgjatë vijave të partisë, me shtatë republikanët që u bashkuan me 48 demokratët e Senatit dhe dy të pavarur në votimin për të dënuar.

Biden ka theksuar se “dhuna dhe ekstremizmi  nuk duhet të kenë vend në SHBA”.

Shtëpia e Bardhë publikoi këtë deklaratë të Presidentit Biden të shtunën vonë, disa orë pasi Senati nuk arriti të sigurojë dy të tretave e votave të nevojshme për të dënuar zotin Trump nën akuzën për nxitje të sulmit ndaj Kapitolit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme