Presidenti amerikan, Joe Biden pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv të premten për ‘lirimin’ e 7 miliardë dollarëve në rezerva të ngrira afgane që do të ndahen midis përpjekjeve humanitare për popullin afgan dhe të prekurit amerikanë të terrorizmit, duke përfshirë të afërmit e viktimave të 11 shtatorit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në një lëvizje shumë të pazakontë, plani i ndërlikuar është krijuar për të trajtuar një mori pengesash ligjore që rrjedhin nga sulmet terroriste të vitit 2001 dhe fundi kaotik i luftës 20-vjeçare në Afganistan, e cila ndezi një krizë humanitare dhe politike.
Qeveria e zgjedhur afgane u shpërbë në gusht pasi talebanët morën kontrollin, duke lënë pas, pak më shumë se 7 miliardë dollarë në asete të bankës qendrore të depozituara në bankën e Rezervës Federale të SHBA-së në New York. Ndërsa zyrtarët më të lartë të zgjedhur të Afganistanit, duke përfshirë presidentin dhe guvernatorin e bankës qendrore, u larguan nga vendi, Rezerva Federale ngriu llogarinë pasi ishte e paqartë se kush ishte ligjërisht i autorizuar për të pasur qasje në fondet.
Talebanët morën përsipër bankën qendrore – të njohur si “Da Afganistan Bank” – dhe menjëherë pretenduan të drejtën për paratë, por nën sanksionet e gjata kundër terrorizmit është e paligjshme përfshirja në transaksione financiare me organizatën. Për më tepër, SHBA-ja nuk i njeh talebanët si qeveri legjitime të Afganistanit.
Derisa administrata Biden po mendonte se çfarë të bënte me fondet, një grup i të afërmve të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit, të cilët vite më parë fituan një gjykim kundër talebanëve dhe Al-Kaidës, u përpoqën të merrnin asetet e bankës afgane.
Në një çështje të njohur si Havlish, paditësit bindën një gjykatës që të dërgonte një marshall amerikan për t’i shërbyer Rezervës Federale me një “shkrim ekzekutimi” për të sekuestruar paratë afgane.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja