Presidenti amerikan Joe Biden do të mbajë një fjalim për luftën e Ukrainës kundër Rusisë, disa ditë pasi administrata e tij dërgoi dy zyrtarë të rangut të lartë në Ukrainë, sipas BBC.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin udhëtuan në Kiev gjatë fundjavës për të takuar Presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas. Austin tha të hënën se një nga objektivat e SHBA-së është të “shohë Rusinë e dobësuar” në mënyrë që ajo t’i japë fund mizorive.
Vizita vjen pasi Biden njoftoi miratimin e një paketë prej 800 milionë dollarësh javën e kaluar për të ndihmuar Ukrainën kundër forcave pushtuese ruse në rajonin e Donbasit të Ukrainës lindore.
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?