Google ADS

Biden presidenti i 46-të, kush është vajza brune që mund të zëvendësojë Ivanka Trump

01:48 | 8 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Rivali demokrat i Trump, Joe Biden ka marrë kryesimin në Pensilvani dhe tani është drejt fitores, duke udhëhequr në katër nga shtetet e mbetura.

Sipas rezultateve të fundit Biden pritet të emërohet presidenti i 46 i shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë Ivanka Trump, vajza e Parë e Shteteve te Bashkuara ka ndjekur nga afër takimet më të rëndësishme të të atit, Donald Trump duke qenë gjithmonë krahu i djathtë i tij, pritet që të zëvendësohet me vajzën e Biden.

Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner pas rezultateve të deritanishme shumë shpejt mund të jenë jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe ato mund të zëvendësohen nga Ashley Biden dhe burri i saj, kirurgu plastik  Howard Kerin, 53 vjeç.

39-vjeçarja Ashley ka qenë në krah të të atit gjatë fushatës elektorale dhe ka një karrierë të gjatë si aktiviste./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme